Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar në Riad.

Në një reagim të publikuar këtë të diel në rrjetin social X, Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj.

banner

Ai ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve dhe mbështetësve të tyre në Teheran

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë.”, ka shkruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy