Vashat U19 mposhten nga Maqedonia e Veriut në miqësoren e dytë

by Nexhat

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje 3:1 nga Maqedonia e Veriut, në miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në ndeshjen e parë mes dy përfaqësueseve, rezultati kishte përfunduar në barazim 1:1, ndërsa këtë herë fitorja u takoi mysafireve.

banner

“Këto dy miqësore i shërbyen përzgjedhëses Albina Rrahmani për të provuar opsione të ndryshme dhe për të vlerësuar formën e lojtareve, në prag të ndeshjeve kualifikuese që Dardanet U19 i presin muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy