Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar përdorimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme lokale, pas propozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për implementimin e tij në katër bashki të mëdha të vendit.

Përmes një reagimi, Berisha pretendon se ky sistem është manipuluar në të kaluarën dhe akuzon Shërbimin Informativ Kombëtar për përfshirje në proces.

banner

“Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik, në mënyrë të prerë. Partia Demokratike nuk pranon! Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme.

Në numërimin elektronik është implikuar direkt dhe shërbimi informativ kombëtar, narko-shërbimi informativ tani.

Janë krijuar servera paralelë, ka patur probleme të mëdha, ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme më në procesin zgjedhor”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy