Ish-futbollisti italian: Zhegrova nuk është lojtar për Juventusin, është lojtar për mesin e tabelës

by Nexhat

Komentatori i futbollit dhe ish-futbollisti italian, Daniele Adani ka thënë disa fjalë të ashpra ndaj yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës.

Ish-lojtari i kombëtares së Italisë (për vetëm pesë ndeshje), Adani ka thënë se Edon Zhegrova nuk është nivel i lojtarit për Juventus, dhe se duhet të luajë për një klub që është në mes të tabelës.

banner

“Edon Zhegrova nuk është një lojtar i nivelit të Juventusit. Ai nuk ka asgjë të bëjë me Juventusin. Ai duhet të luajë për një skuadër të mesit të tabelës, sepse ai luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, ka thënë Adani për “RaiSport”, pas ndeshjes Cagliari 1-1 Juventus.

Zhegrova luajti tërë pjesën e dytë në këtë përballje, duke qenë lojtari më energjik e krijues i Juventusit.

Ylli dardan pati pesë goditje në drejtim të portës, të cilat brenda kornizës, pati gjashtë prekje në zonën e rrezikshme të kundërshtarit. Ai pati një saktësi të pasimeve prej 86%.

Në këtë sezon me Juventusin, Zhegrova ka dy gola e një asistim me Juventusin, në vetëm 117 minuta.

Ndërkohë, Adani, i cili tha se Zhegrova duhet të luajë për një skuadër të mesit të tabelës, për vete, gjatë karrierës së tij, u paraqit për Sammartinese, Modena, Lazio, Brescia, Fiorentina, Inter, Ascoli e Empoli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy