Arsenali me mungesa të rëndësishme ndaj Lille

by Nexhat

Arsenal ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lille, pasi Piero Hincapie dhe Martin Zubimendi kanë pësuar lëndime të pazakonta në kyçin e këmbës.

Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se të dy futbollistët do të mungojnë në ndeshjen që skuadra londineze do ta zhvillojë të martën në shtëpi kundër ekipit francez.

banner

Mbrojtësi ekuadorian Hincapie u lëndua gjatë një seance stërvitore pas ndeshjes së së shtunës, në të cilën Arsenal e mposhti Leeds Unitedin me rezultat 2:1. Ai ishte inkuadruar si zëvendësues në minutat e fundit të takimit, por më pas u desh të largohej nga fusha pasi pësoi lëndimin.

Edhe mesfushori spanjoll Zubimendi u lëndua gjatë së njëjtës seancë, e cila ishte organizuar për futbollistët që kishin luajtur më pak minuta në ndeshjen ndaj Leeds.

“Pas ndeshjes kishim planifikuar një seancë stërvitore për lojtarët që nuk kishin luajtur mjaftueshëm, në mënyrë që të rikuperoheshin të dielën dhe të ruanin ritmin. Por, në dy raste shumë të pafat, humbëm dy lojtarë”, ka thënë Arteta.

Trajneri i Arsenal ka bërë të ditur se të dy futbollistët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimeve dhe kohën e rikuperimit.

“Lëndimi i Hincapies duket pak më serioz, por duhet të presim rezultatet”, ka shtuar Arteta.

Arsenal e ka nisur mirë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Napolin në ndeshjen e parë të fazës së ligës. Skuadra e Artetës synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe kundër Lille, pavarësisht mungesave të rëndësishme.

Në Premier League, Arsenal renditet në vendin e dytë, tri pikë prapa Manchester City

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy