Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet që në rend dite ka pasur shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të terrorizmit.
Paraprakisht në sallë pos pesë deputetëve të Vetëvendosjes qenë edhe Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike dhe Teuta Haxhiu e Aleancës.
Lushtaku e kundërshtoi prezantimin e projektligjit nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani
Deputetët e Vetëvendosjes kërkuan që të procedohet tutje, por Lushtaku dhe Haxhiu lëshuan mbledhjen.
Haxhiu e kritikoi mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve.
Pasi të dy e lëshuan mbledhjen, në sallë mbetën vetëm pesë deputetët e VV-së duke pamundësuar vendimmarrjen.
Komisioni i ka 11 deputetë. Pos pesë të VV-së nga pushteti është edhe Emilija Rexhepi nga komunitetet, që mungoi.

