Stambolli nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura, situatë e vështirë në shumë lagje

by Nexhat

Stambolli është përballur me reshje të dendura të shiut gjatë së mërkurës, me ç’rast janë shkaktuar vërshime të mëdha në shumë pjesë.

Si pasojë e situatës së rënduar është ndërprerë edhe transporti dhe janë bllokuar automjetet.

banner

Gjithashtu, sipas mediave në Turqi, nënkalime dhe tunele janë mbushur me ujë, derisa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe pemë të rrëzuara në disa zona

Pas përmbytjeve që pothuajse kanë përshkruar qytetin, Zyra e Guvernatorit ka njoftuar se të enjten do të ketë pezullim njëditor të mësimit.

Ndërkohë, në një incident në lagjen Fatih të Stambollit, një djalë 14-vjeçar është godit nga rryma elektrike pasi ka shkelur në pellgun e një parku.

Fëmija, i cili ishte pa ndjenja, është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy