SHBA-ja rrëzon pretendimet iraniane: Forcat amerikane kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit

by Nexhat

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar pretendimet e sërishme iraniane lidhur me kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit.

Sipas pretentimeve, komandanti i forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e forcave nga Teherani dhe se çdo anije luftarake e Marinës së SHBA-së që do t’i afrohej asaj do të “fundosej”.

banner

Por, nëpërmjet një njoftimi në rrjeteve sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se Ngushtica e Hormuzit kontrollohet nga forcat amerikane dhe partnerët e saj

“Komandanti detar i IRGC-së nuk zotëron asnjë forcë detare. Forcat amerikane dhe partnerët rajonalë e kontrollojnë qartësisht Ngushticën e Hormuzit. Vetëm dje, forcat amerikane i ndihmuan partnerët e Gjirit në transportimin e më shumë se 19 milionë fuçive naftë bruto përmes ngushticës.”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy