Mustafa: Pasuritë e krijuara përmes krimit e korrupsionit duhet konfiskuar, rendi e ligji janë prioritet kombëtar

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘’rendi dhe ligji’’, janë prioritet kombëtar.

Mustafa, ka shtuar edhe se, pasuritë e krijuara përmes krimit dhe korrupsionit duhet të konfiskohen në përputhje me ligjin dhe t’i kthehen shtetit.

banner

Postimi:

PRIORITETET KOMBËTARE: RENDI DHE LIGJI

Çdo pasuri duhet të ketë një burim të ligjshëm. Pasuritë e krijuara përmes krimit dhe korrupsionit duhet të konfiskohen në përputhje me ligjin dhe t’i kthehen shtetit.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit dhe ndërtimi i një shteti që funksionon sipas standardeve perëndimore duhet të jenë prioritete kombëtare.

Pa drejtësi, llogaridhënie dhe zbatim të barabartë të ligjit, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe as një shtet normal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy