Barcelona merr lajme të mira: Raphinha është shëruar 100%, De Jong rikthehet në stërvitje

by Nexhat

Barcelona do ta ketë sërish në dispozicion njërin nga lojtarët më të rëndësishëm në momentin më delikat të sezonit.

Raphinha është shëruar plotësisht dhe është gati të rikthehet në fushë, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

banner

Sulmuesi brazilian u stërvit normalisht me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e së enjtes dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për ndeshjen e kampionatit ndaj Betisit, si dhe për sfidat e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit dhe në La Liga ndaj Real Madridit.

Rikthimi i tij ishte planifikuar me kujdes nga vetë lojtari dhe trajneri, të cilët vendosën të mos rrezikonin aktivizimin e tij në ndeshjet kundër Getafes dhe Galatasarayt, ndonëse ai ishte rikuperuar.

Ky vendim u mor për të shmangur një tjetër dëmtim, pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar, kur rikthimi i parakohshëm i kushtoi brazilianit edhe dy lëndime të tjera.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Flickun, pasi Raphinha aktualisht është golashënuesi më i mirë i La Ligës.

Mungesa e tij, megjithatë, është kompensuar nga paraqitjet e Gordonit, Adeyemit dhe Gabriel Jesusit, të cilët kanë qenë protagonistë gjatë javëve të fundit.

Trajneri gjerman pritet ta menaxhojë me kujdes rikthimin e brazilianit.

Skenari më i mundshëm është që Raphinha të aktivizohet gjatë ndeshjes kundër Betisit, përpara se të rikthehet në formacionin titullar në dy përballjet e mëdha të javës së ardhshme kundër PSG-së dhe Real Madridit.

Edhe De Jong kthehet në stërvitje

Lajme të mira vijnë edhe për Frenkie de Jongun. Mesfushori holandez është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në fushë.

Megjithatë, pas më shumë se tre muajsh mungesë, De Jongut do t’i duhet ende pak kohë për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare.

Barcelona shpreson që rikthimi i Raphinhas dhe përparimi i De Jongut ta ndihmojnë skuadrën në një periudhë vendimtare, ku e presin përballje të rëndësishme në kampionat dhe në Evropë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy