Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, përmes një reagimi në Facebook.
Lushtaku, ka deklaruar se Serbia nuk arriti ta gjunjëzojë, pavarësisht se më 11 korrik 1997 e dënoi me 20 vjet burgim në mungesë, nën akuzat për terrorizëm.
Sipas tij, sot disa shqiptarë po përdorin të njëjtën gjuhë që, sipas tij, dikur e përdorte Serbia.
“Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë.
Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia.
Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Burri i Albulena Haxhiut,-Alban Krasniqi e akuzon Daut Haradinajn për mercenarizëm: “Dauti e Samiu kanë me puthë tokën kur të arrestohen”

