Inter do të jetë pa sulmuesin Lautaro Martinez për gati një muaj, pasi argjentinasi ka pësuar lëndim në kofshë gjatë ndeshjes kundër Club Brugge, të zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi i është nënshtruar paraditen e sotme ekzaminimeve të hollësishme mjekësore, të cilat kanë konfirmuar lëndimin në muskujt e kofshës së majtë.
Kontrollet janë kryer në Institutin Humanitas në Rozzano të Milanos, ku mjekët kanë vlerësuar se Martínezit do t’i nevojitet rreth një muaj për t’u rikuperuar.
Mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën e Inter, pasi sulmuesi pritet t’i humbasë disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë derbin kundër Milanit, të planifikuar për 31 tetor.
Inter do të duhet të gjejë zgjidhje në repartin ofensiv gjatë periudhës së rikuperimit të kapitenit të tij, i cili është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zikaltër

