Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e javës së 9-të

by Nexhat

Malisheva dhe Prishtina kanë barazuar 1:1 në derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluar të enjten në stadiumin “Liman Gegaj”.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemal Ibishi shënoi pas një aksioni individual në zonën e Prishtinës.

banner

Prishtina arriti të barazojë në minutën e 76-të. Assane Diatta ishte i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën me 20 pikë, të grumbulluara nga gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje.

20 pikë ka edhe Prishtina, e cila ende nuk ka pësuar humbje në kampionat. Kryeqytetasit kanë regjistruar gjashtë fitore dhe dy barazime, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër kampiones në fuqi, Dritës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy