Alarmi për Lojërat Mesdhetare, Përparim Rama: Qeveria është dashur t’u përgjigjet shumë e-mailave të Komitetit dhe t’i kryejë pagesat

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” në T7.

Ndër të tjera, Rama foli edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke e fajësuar Qeverinë për neglizhencë në përmbushjen e obligimeve të saj.

banner

“Ne i kemi kryer obligimet tona, Qeverisë i mbetet t’i kryejë obligimet e saj. Nuk jemi duke bërë lojëra këtu. Duket që ministrit i duken hajgare këto letra”, tha Rama.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është përplasur me ministrin e Sportit, Blerim Gashani lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me përgjegjësitë institucionale dhe përmbushjen e obligimeve për organizimin e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Rama ka kritikuar qeverinë për, siç ka thënë, neglizhencë në këtë proces, duke insistuar se Komuna e Prishtinës i ka përmbushur obligimet e saj dhe se tashmë përgjegjësia i takon nivelit qendror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy