Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se viktima është i moshës 70 vjeçare.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetimet. Është gjetur pa shenja jete, personi është i moshës 70 vjeçare. Besohet se vdekja është natyrore. Mbetet të shihet se çka do të del më pas nga ky rast”, tha Bytyqi.

