Hansi Flick po eksperimenton me Frenkie de Jongun në pozitën e qendërmbrojtësit, për shkak të konkurrencës së madhe për vend në mesfushën e Barcelonës.
Sipas mediumit “SPORT”, trajneri gjerman po shqyrton mundësinë që holandezi të luajë në një rol alternativ, pasi në mesfushë ka disa opsione, përfshirë Pedrin, Rodrin, Gavin, Fermín Lópezin, Dani Olmon dhe Marc Bernalin.
Kjo lëvizje mund t’i japë Flickut më shumë alternativa taktike, ndërsa De Jongu mund të shfrytëzohet në një pozitë tjetër për t’i krijuar hapësirë konkurrencës së madhe në repartin e mesfushës.

