Si do të rreshtohej Unitedi me ardhjen e Antonio Contes, me tri nënshkrime të reja dhe një yll aktual në stol?

by Nexhat

Me Antonio Conten që përflitet shumë si një kandidat i mundshëm për ta zëvendësuar Michael Carrickun, “Sport Bible” shqyrtuar se si mund të dukej Manchester Unitedi i tij.

Të dielën pasdite, Manchester Unitedi udhëton në “Elland Road” për t’u përballur me rivalin Leeds United, në një ndeshje që duket se është vendimtare për trajnerin Carrick, nëse dëshiron ta ruajë vendin e tij.

banner

Nëse Unitedi vendos të ndahet me Carrickun vetëm dy muaj pas fillimit të sezonit, thuhet se veterani i Premierligës, Conte, mund të emërohet si zëvendësues i tij dhe të sjellë me vete një sërë ndryshimesh në formacionin e Unitedit.

Pas largimit nga Napoli në fund të sezonit të kaluar, Conte aktualisht është pa klub dhe për këtë arsye është lidhur fuqishëm me një kalim spektakolar te Unitedi, për të ndihmuar në përmbysjen e situatës së sezonit të tyre.

Trajneri italian, i cili e fitoi Premierligën dhe Kupën FA me Chelsean, madje la të kuptohet në një intervistë të fundit se po e shqyrtonte mundësinë për t’iu bashkuar një klubi si Unitedi.

Duke folur për “The Athletic”, ai tha: “Nëse shkon te një klub, historia e të cilit flet vetë – një histori e përbërë nga trofe, tituj të ligës dhe fitore – mund ta nderosh atë histori vetëm në një mënyrë: duke pasur ambicien për ta rikthyer atë klub, nëse sot nuk është në atë nivel, në garën për ato objektiva”.

Më vonë, ai shtoi: “Ka shumë klube që e kanë humbur disi lidhjen me historinë e tyre. Do të doja të shkoja te njëri prej këtyre klubeve, për ta nxjerrë atë histori nga pluhuri dhe për ta bërë të shkëlqejë sërish. Klube ku ka presion, ku, në fund të fundit, e di shumë mirë se nuk shkon thjesht për të marrë pjesë, por për të garuar”.

Duke marrë parasysh ecurinë aktuale të Unitedit, me pesë ndeshje pa fitore, vendin e 13-të në Premierligë dhe eliminimin nga Carabao Cup që në ndeshjen e parë, duket se Conte do ta mirëpriste mundësinë për ta nxjerrë Unitedin nga kjo situatë.

Por, nëse do të merrte drejtimin e skuadrës, ai me gjasë do të kërkonte mjaft ndryshime. Ja se si mund ta rreshtonte ekipin.

Që prej transferimit nga Royal Antwerp për një shumë fillestare prej 21 milionë eurosh (18.1 milionë funte), portieri belg Senne Lammens ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Unitedit dhe, për këtë arsye, do ta ruante pa vështirësi vendin e tij në skuadrën e Contes.

Ndryshimet e para me shumë gjasë do të ndodhnin në repartin e mbrojtjes, pasi Conte pritet të kalonte në formacionin e tij të preferuar 3-4-3, me tre qendërmbrojtës, nëse do ta merrte drejtimin e Unitedit.

Duke marrë parasysh intervistën e tij të fundit shpërthyese pas humbjes 2-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit, duket pak e mundshme që Lisandro Martinez të jetë pjesë e Unitedit në të ardhmen e afërt. Për këtë arsye, ai do të ishte lojtari i parë aktual që nuk do të përfshihej në planet e Contes.

Në vend të tij, në skuadër do të futej Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit, me reprezentuesin gjerman që është lidhur fuqishëm me një kalim në Premierligë gjatë muajve të fundit.

Liverpooli ka qenë prej kohësh favorit për transferimin e 26-vjeçarit shumë të vlerësuar, por Unitedi pa dyshim do të kishte shanse të mira për ta siguruar firmën e tij nëse do të aktivizonte klauzolën e raportuar të lirimit prej 50-60 milionë eurosh (43.5-52.2 milionë funte), e cila thuhet se vlen ekskluzivisht për klubet e mëdha evropiane.

Përkrah tij mund të luanin Harry Maguire dhe Matthijs de Ligt, i cili mund të rikthehet nga lëndimi afatgjatë gjatë javëve të ardhshme.

Mbrojtësit e krahëve janë identifikuar prej kohësh si një nga repartet problematike të Manchester Unitedit dhe kjo është diçka që Conte me siguri do ta trajtonte nëse do të merrte drejtimin e skuadrës.

Amad ka bërë mjaftueshëm për ta ruajtur një vend në krahun e djathtë të mbrojtjes, por objektivi afatgjatë Lewis Hall mund të transferohet më në fund në “Old Trafford” nëse Conte merr drejtimin e ekipit.

Me vetëm dy mesfushorë në sistemin e Contes, mund të shohim surprizën më të madhe deri më tani, pasi kapiteni Bruno Fernandes do të mbetej jashtë formacionit.

Prej muajsh, e ardhmja e Fernandesit është vënë në pikëpyetje dhe, në moshën 32-vjeçare, me kontratën që i skadon verën e ardhshme, ai mund të vendosë se nuk është i gatshëm të qëndrojë për një tjetër periudhë tranzicioni me një trajner të ri.

Foto e marrë nga “Sport Bible”

Në vend të tij, talenti i ri i Unitedit, Kobbie Mainoo, do të rikthehej në formacionin titullar, ndërsa në mesfushë do të përfshihej edhe Carlos Baleba, transferimi i ri që la përshtypje të mira në paraqitjen e tij të parë si titullar në mesjavë.

Transferimi i fundit i ri do të ishte në repartin ofensiv, ku një sulmues i ri do të vinte për ta zëvendësuar Benjamin Sesko.

Ndonëse shumë tifozë mund të ëndërrojnë rikthimin e Harry Kane në Premierligë dhe transferimin e tij te Unitedi i Contes, Victor Osimhen duket si një përforcim shumë më i mundshëm, duke marrë parasysh pozitën aktuale të klubit.

Sulmuesi nigerian është lidhur prej kohësh me një kalim në Angli, ndërsa klube si Chelsea dhe Tottenham kanë shfaqur më parë interesim për të, por transferimi nuk është realizuar asnjëherë.

Megjithatë, një projekt i ri emocionues nën drejtimin e Contes në “Old Trafford” dhe mundësia për ta rikthyer klubin në lavdinë e dikurshme mund të jenë pikërisht ato që do ta bindnin Osimhenin të transferohej më në fund në Premierligë.

Në të dyja krahët e tij, Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo do ta plotësonin repartin ofensiv të Contes, teksa vazhdojnë të prodhojnë disa nga paraqitjet e rralla pozitive të Unitedit.

Sigurisht, ende mbetet të shihet nëse Unitedi do ta shkarkojë Carrickun, pasi vendimi është larg të qenit i sigurt, edhe nëse skuadra humbet ndaj Leeds United të dielën.

Dhe nëse drejtuesit vendosin ta largojnë Carrickun, Conte ka të ngjarë të jetë vetëm njëri prej disa emrave të mëdhenj që do të përmenden si kandidatë për postin e trajnerit në “Old Trafford”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy