Messi shënon dy gola në fitoren e Inter Miami

by Nexhat

Lionel Messi ka shënuar dy gola brenda katër minutash, duke e ndihmuar Inter Miami ta mposhtë Atlanta United me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në kuadër të ligës amerikane të futbollit, MLS.

Ylli argjentinas ka realizuar në minutat pesëdhjetë e gjashtë dhe gjashtëdhjetë, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren e tretë radhazi, në një periudhë kur po afrohet faza e “play off”.

banner

Inter Miami kishte kaluar në epërsi në minutën e dyzet e pestë, kur German Berterame ka shënuar me kokë pas një aksioni të nisur nga Messi dhe të vazhduar nga Luis Suarez.

Vendasit kanë arritur ta ngushtojnë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e nëntë, kur Fafa Picault ka shënuar nga penalltia, por nuk kanë pasur kohë për ta rrezikuar fitoren e Inter Miami.

Messi, i cili është tridhjetë e nëntë vjeçar, kryeson listën e golashënuesve në MLS me njëzet e pesë gola, gjashtë më shumë se Petar Musa i FC Dallas dhe Milan Iloski i Philadelphia Union.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy