E fituan në fushë, e humbën në tavolinë: CAS vendos kur do të caktohet “kampioni i vërtetë” i Afrikës

by Nexhat

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka njoftuar se vendimi përfundimtar për apelin e Senegalit, pasi iu hoq titulli i Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), do të merret në fund të nëntorit 2026.

Senegali po kundërshton vendimin e Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) për të shpallur kampion Marokun, ndonëse senegalezët e fituan finalen e janarit në Rabat me rezultat 1-0 pas vazhdimeve.

banner

Edhe pse vendimi pritej brenda pak ditësh pas seancës së 8 tetorit në Lozanë, CAS vendosi të përgatisë një aktgjykim të plotë ligjor, proces që do të zgjasë disa javë, raporton Reuters,

Çështja lidhet me incidentin në finale, kur lojtarët e Senegalit braktisën fushën për 14 minuta në shenjë proteste ndaj një penalltie në fund të kohës së rregullt, para se të ktheheshin në lojë, ku Maroku humbi penalltinë dhe Senegali shënoi golin e triumfit në vazhdime. Megjithatë, dy muaj më vonë, Bordi i Apelit i CAF-it ia hoqi trofeun Senegalit për shkak të braktisjes së fushës dhe ia dha fitoren 3-0 në tavolinë Marokut.

Në apelin e dorëzuar në mars, Senegali argumenton se vendimi i gjyqtarit në fushë është përfundimtar dhe se ai kishte lejuar që ndeshja të luhej deri në fund. Vendimi i panelit të CAS-it ka vlerën e një aktgjykimi gjyqësor dhe do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar nga federatat sportive

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy