SPAK i komunikon akuzat: Belinda Balluku e pandehur për korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje pasurie

by Nexhat

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për ‘shkelje të barazisë’ në tendera në 9 raste, ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’. Sot ajo u paraqit në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e saj, ku qëndruan përreth 30 minuta.

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku i janë komunikuar zyrtarisht akuzat.

banner

Balluku është marrë e pandehur për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’, ‘shkeje të barazisë në tendera’ në 9 raste dhe fshehje pasurie.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale.  Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy