Konfirmimi i aktakuzës ndaj Belinda Ballukut lajm edhe për Reuters: Para një viti u bë shkak i protestave në Tiranë

by Nexhat

Mediumi “Reuters”, ka shkruar për zhvillimet në Shqipëri.

Në një artikull transmetohet se Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës akuza fillestare, e ngritur një vit më parë.

banner

Tutje, në artikull thuhet se korrupsioni në institucionet publike ka qenë një nga shkaqet, gjatë këtij muaji, për protesta të reja të udhëhequra nga studentët dhe trazira në kryeqytetin e Shqipërisë. /Gazeta Express.

Artikulli i Reuters i përkthyer në shqip:

Prokurorët në Shqipëri kanë zyrtarizuar akuzat për korrupsion ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës akuza fillestare, e ngritur një vit më parë, shkaktoi trazira në Tiranë.

Balluku, e cila ka shërbyer si zëvendëse e kryeministrit Edi Rama, si dhe ministre e Infrastrukturës, u akuzua në fund të vitit të kaluar për ndërhyrje në dhënien e dy kontratave të ndërtimit në vitin 2021, me vlerë mbi 200 milionë euro (225 milionë dollarë).

Korrupsioni në institucionet publike ka qenë një nga shkaqet, gjatë këtij muaji, për protesta të reja të udhëhequra nga studentët dhe trazira në kryeqytetin Tiranë, përmes të cilave kërkohet dorëheqja e Ramës.

Të martën, protestuesit u mblodhën para një ndërtese të Ministrisë së Arsimit duke thirrur “Balluku në burg!”, por u zmbrapsën nga policia, e cila përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.

Balluku, 53 vjeçe, nuk ka bërë asnjë koment publik që kur mohoi të ketë kryer shkelje, në përgjigje të akuzave fillestare. Rama e shkarkoi atë në muajin shkurt, por përpjekja për t’i hequr imunitetin parlamentar – i cili e mbron atë nga arrestimi – dështoi. Ajo nuk iu përgjigj një kërkese për koment të martën.

Në një deklaratë dërguar mediave me email, Prokuroria e Posaçme, e cila merret me korrupsionin e niveleve të larta, bëri të ditur se akuzat përfundimtare ndaj Ballukut përfshijnë shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike, si dhe korrupsionin pasiv të personave, përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë.

Ajo akuzohet gjithashtu për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

“Prokuroria e Posaçme po vijon të ndërmarrë hapa konkretë proceduralë për t’u komunikuar zyrtarisht akuzat personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale,” thuhet në deklaratë.

Rama, i cili ka refuzuar të japë dorëheqjen, e ka dënuar dhunën. Ai deklaroi se qeveria do të shqyrtojë mundësinë e uljes së moshës së përgjegjësisë penale, si dhe ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën moshën 16 vjeç, si masë për t’iu kundërpërgjigjur protestave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy