Shefi i UNMIK-ut: Kosova nuk na informoi për protestat në Prishtinë

by Nexhat

Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, në raportin e tij të fundit për Kosovën, i cili mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2026, ka folur për situatën në Kosovë gjatë kësaj periudhe.

Ai foli për protestat që u zhvilluan së fundmi në Prishtinë pas vendimit të 16 shtatorit nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

banner

Sipas tij, Policia e Kosovës, përgjithësisht, është sjellë në mënyrë profesionale gjatë gjithë kohës sa janë zhvilluar protestat

Megjithatë, ai tha se koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate.

“Policia e Kosovës njoftoi organizatat tjera ndërkombëtare, por jo Kombet e Bashkuara, një shembull i bashkëpunimit të kufizuar që autoritetet në Prishtinë i japin UNMIK-ut. Koordinimi operacional midis aktorëve ndërkombëtarë ishte më pak se optimal”, u shpreh shefi i UNMIK-it.  

Due tha se këto çështje i ka ngritur edhe me autoritetet e Kosovës e edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Shefi i UNMIK-ut foli edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për çka tha se i kufizohen kompetencat e tyre.

“E theksoj edhe brengosjen e shprehur nga BE-ja. Të pandehurit kanë të drejtë të apelit, por integriteti dhe pavarësia e procedurave gjyqësore duhet të respektohet dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje të plotë me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, deklaroi Peter Due

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy