Të martën, Italia miratoi një sërë masash sigurie, të cilat përfshijnë një vepër të re penale për pjesëmarrje të dhunshme në demonstrata, dënime më të ashpra për pjesëmarrësit në trazira, si dhe përgjegjësi financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve përfshihen në akte vandalizmi dhe plaçkitjeje.
Ky vendim vjen pas trazirave që përfshinë qytetet e Italisë gjatë fundjavës, përfshirë Milanon, ku grupe të rinjsh shkaktuan kaos, duke thyer dritare, duke plaçkitur dyqane dhe duke sulmuar policinë, raporton Reuters,
“Nuk ka asgjë revolucionare te vandalizmi dhe vjedhja. Vandalizmi dhe vjedhja nuk janë protestë; ato janë kriminalitet”, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale.
Sipas Reuters, si pjesë e kësaj pakete, e cila hyn në fuqi menjëherë, kushdo që merr pjesë në një grup prej të paktën pesë personash dhe rrezikon sigurinë publike gjatë protestave, përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 20,000 eurosh.
Dënimet ashpërsohen nëse personat e përfshirë i kanë fytyrat të mbuluara ose nëse shkaktohen lëndime ndaj të tjerëve

