Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një skemë të re mbështetjeje për studentët që përballen me vështirësi për të paguar qiratë në Tiranë, për shkak të rritjes së çmimeve.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e sistemit bankar, Rama deklaroi se qeveria do të mbulojë 50% të vlerës së qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Rama bëri të ditur se masa është pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për të rinjtë.

banner

“Ne kemi materializuar draftin, duke krijuar një qasje të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar qiratë në Tiranë. Qeveria do të ndërhyjë për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që plotësojnë kushtet.

Nga ana tjetër, ka pjesë të tjera të ligjit që lidhen me mbështetjen me kredi me interes zero për çiftet e reja dhe kredi me interes 3% për ata që hapin iniciativat e tyre. Ky ligj sjell mbështetje për disa mijëra apartamente në vit në Tiranë, aty ku sfida është edhe më e madhe”, tha Rama.

Ai shtoi se qeveria do të rrisë gjithashtu buxhetin për politikat e punësimit të të rinjve, duke vënë në dispozicion financime për startup-et dhe iniciativa të tjera, me shtetin si garant, në kuadër të skemave të mbështetjes së sipërmarrjes.

“Do të rrisim buxhetin për të rinjtë sa u përket politikave të punësimit. Për të gjithë ata të rinj që duan të punojnë dhe të shkollohen, do të punojmë për të vënë në dispozicion financa për startup-et dhe të tjera, duke ofruar shtetin si garanci, njësoj si në iniciativën “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Franca dhe Italia dolën me paketën e tyre. Ne kemi bashkëpunuar me të dyja palët për paketën tonë. Këtu nuk është vetëm çështja e Antifas”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy