“Gjenerata Z merr drejtimin!’- Njoftohen protesta edhe në Gjermani më 31 tetor, policia përgatitet për skenarë të dhunshëm

by Nexhat

Nën sloganin “Brezi Z merr drejtimin”, nisma “Gen Z” ka njoftuar organizimin e protestave edhe në Gjermani, më 31 tetor.

Policia gjermane ka nisur përgatitjet për operacione në shkallë të gjerë, duke marrë parasysh edhe mundësinë e përplasjeve të dhunshme.

banner

Protestat pritet të zhvillohen në të paktën 21 qytete të mëdha të vendit. Ndër çështjet kryesore që do të ngrihen janë arsimi, kostoja e jetesës dhe kundërshtimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Distancohemi plotësisht nga çdo formë dhune”, deklaroi bashkëthemeluesi i nismës, Akram Zelo. Ai theksoi se personat që njoftojnë autoritetet për organizimin e tubimeve në qytetet përkatëse janë gjithashtu përgjegjës për garantimin e zhvillimit paqësor të tyre.

Nga ana e policisë, kreu federal i Sindikatës së Policisë Gjermane (GdP), Jochen Kopelke, shprehu shqetësimin e tij në një prononcim për gazetën BILD, duke theksuar se Gjermania duhet ta marrë seriozisht situatën, të cilën e cilësoi të paparashikueshme.

“Ajo që po më tregojnë aktualisht njësitë e policisë është se është e pamundur të kuptohet realisht se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Kopelke.

Ai shtoi se raportimet nga kolegët e tij në Francë janë shqetësuese, duke iu referuar përplasjeve të fundit në rrugët franceze.

“Është shumë e trishtueshme ajo që më thonë kolegët e mi në Francë. Bëhet fjalë për luftime në rrugë. Historia e Gjermanisë tregon se edhe ne i kemi përjetuar këto situata. Nuk është e pamundur që ato të ndodhin edhe në Gjermani, dhe këtë e dimë nga e kaluara”, theksoi ai. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy