Rama e nxjerr një tabelë, godet mediat: Pasqyra e turpit, “studentët” i bënë viktima e Policinë monstër mizore

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë me krahasime të numrit të të lënduarve nga protestat e fundit nëpër vendet europiane.

Duke e quajtur “pasqyrë të turpit” për shkak se në këtë tabelë vetëm në Shqipëri shifrat figurojnë që ka më shumë policë të lënduar sesa protestues, Rama akuzoi mediat se Policinë e Shtetit e prezantuan si “monstër”.

banner

“Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm. Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s po djeg e shkatërron në qytetet e Europës:  Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë. Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur”.

Tabela e publikuar nga Rama

Rama tha se “në realitet”, Policia e Shtetit “ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik”.

“Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy