Kurti takon kancelarin austriak, flasin për bashkëpunim ekonomik, energji e hekurudha: Po afrohemi edhe në futboll

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Kurti, ka bërë të ditur se me kancelarin austriak, kanë diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

banner

‘’ Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti’’, ka shkruar Kurti.

Postimi:

Në Vjenë u takuam vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 Qershorit, ndërsa këtë mëngjes në Shën Stefan në detin Adriatik biseda me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, u përqendrua në prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

Biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik: energji, hekurudha dhe teknologji digjitale, sektor në të cilin kompanitë austriake dhe mërgata jonë po investojnë gjithnjë e më shumë.

Para katër muajsh mes tjerash folëm për dy hapa konkretë: integrimin në SEPA dhe zonën roaming të BE-së. Për të parin tashmë kemi përmbushur edhe kushtin e fundit, me tërësinë e ligjeve të nevojshme, dhe për të dytin presim nisjen e negociatave së shpejti.

Mbështes deklaratën e Kancelarit Stocker se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor dhe se të gjithë kandidatët duhet të trajtohen njëlloj, me të njëjtat kushte. Në bazë të meritës, Republika e Kosovës është gati për avancim në rrugën evropiane, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Pas 3:1 në Vjenë dhe 1:1 në Prishtinë, po afrohemi edhe në futboll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy