Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka thënë se në seancën e sotme të kuvendit, ka pasur ‘’fushatë linçuese’’ ndaj tij.
Peci në postimin e tij ka thënë se Kosova e ‘’ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeministër në veri e Faton Pecin ministër në Bujqësi’’.
Postimi:
Vazhdon fushata linçuese ndaj meje edhe sot në Kuvendin e Kosovës
Kosova e ka përjetu çka do të thotë ta kesh Albin Kurtin kryeminsitër në veri e Faton Pecin minstër në Bujqësi.
Kosova e ka përjetu deri në palcë edhe uzurpimin dhe zhvatjen për 18 vite në Ulpianë, qysh edhe vazhdon sot e kësaj dite, njëjtë siç e ka përjetu edhe qeverisjen e Ramushit në kryeministri dhe Nenad Rikallos në Bujqësi.
Thirrje publike deputetës së AAK-së:
Shko pyeti fermerët në Gjakovë e Deçan se çka thonë për ministrin Faton Peci në bujqësi dhe ministrin Nenad Rikallo, me të bëmat e tij në këtë ministri.
Hija jem po ju ndjek ende
në Kuvend!
Tung e bafshit zhvatësa

