Futbollisti i talentuar Erblin Osmani ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga ekipi U17 i Bayern Munichut deri te debutimi profesional në Bundesligë dhe paraqitja e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Osmani, i cili në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçar, debutoi në Bundesligë më 21 mars, në ndeshjen ku Bayern Munichu triumfoi 4-0 ndaj Union Berlinit.
Duke kujtuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ai tha se debutimi në një klub të madh si Bayerni ishte realizim i një ëndrre
“ Mendoj se çdo fëmijë ëndërron të bëjë debutimin e tij profesional në një klub si ky”, u shpreh Osmani.
Së fundmi, Osmani përjetoi një tjetër moment të veçantë, duke luajtur minutat e para me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Në episodin e fundit të emisionit Campus Stories, talenti i Bayern Munichut ka folur për përjetimet e tij dhe emocionet që shoqëruan paraqitjen e parë me Kosovën.

