PPE: E drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht

by Nexhat

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka theksuar se e drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht, duke kërkuar hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur për çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës.

Në deklaratën e publikuar, PPE-ja thekson se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë proporcionale.

banner

Sipas PPE-së, e ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeverisje llogaridhënëse, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe me mundësi për të rinjtë në vendin e tyre.

PPE-ja dënon çdo akt të paligjshëm dhune dhe sulmet nga të gjitha palët, veçanërisht ato kundër pronës dhe integritetit fizik të personave.

Ajo vlerëson se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

Në përfundim, PPE-ja nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe se e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.May be an image of text

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy