PSG synon transferimin e Gavit, mesfushorit të Barcelonës i cili është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Luis Enrique.
Kampioni francez është gati të ofrojë 40 milionë euro për reprezentuesin spanjoll.
Luis Enrique është i vendosur ta transferojë Gavin në Paris, duke e konsideruar një përforcim të rëndësishëm për skuadrën
Megjithatë, mbetet të shihet nëse Barcelona do të pranojë ofertën e PSG-së për talentin e saj.

