Messi: Me Barcelonën fituam gjithçka dhe kënaqeshim duke luajtur

by Nexhat

Lionel Messi e ka rikujtuar me nostalgji periudhën e tij te Barcelona, ku fitoi gjithçka dhe shijoi futbollin përkrah disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së klubit.

Në një intervistë për agjencinë “EFE”, të dhënë në Oviedo, ylli argjentinas foli për kujtimet e tij nga Barcelona, përpara ceremonisë ku do të marrë çmimin “Princesha e Asturias” për sportin 2026,

banner

“Patëm fatin të fitonim gjithçka, por edhe ta bënim në atë mënyrë siç e bëmë. Kënaqeshim duke luajtur, duke fituar dhe duke arritur gjëra të rëndësishme. Mbi të gjitha, kënaqeshim në përditshmëri, gjatë stërvitjeve. Kalonim shumë mirë”, kujtoi Messi.

“Barcelona është klubi i jetës sime”

Argjentinasi e pranoi se është e vështirë të përshkruhet me pak fjalë rëndësia që ka Barcelona për të, pasi klubi katalanas është pjesë e pandashme e jetës së tij.

Messi e cilësoi privilegj të madh mundësinë për të ndarë dhomën e zhveshjes me futbollistë si Xavi, Andrés Iniesta dhe Carles Puyol.

Ai gjithashtu kujtoi lidhjen e veçantë me qytetin e Barcelonës, ku kaloi shumë momente të bukura dhe ku lindën tre fëmijët e tij.

Botërori, ëndrra që e plotësoi karrierën

Pasi fitoi trofe të shumtë me Barcelonën, Messi veçoi triumfin me Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në Katar si përmbushjen e një ëndrre që ishte edhe më e madhe nga sa kishte imagjinuar.

Golat e shënuar në finalen kundër Francës mbeten ndër më të rëndësishmit e karrierës së tij, për shkak të domethënies dhe rëndësisë së ndeshjes.

Messi foli edhe për këshillat e babait të tij, Jorge, me të cilin diskutonte vazhdimisht për futbollin pas stërvitjeve dhe ndeshjeve.

“Këshilla më e rëndësishme ishte të mos hiqja dorë nga përpjekjet. Të merrja topin dhe të provoja, pavarësisht nëse dilte mirë apo keq, sepse gjithmonë ekzistonte edhe një aksion tjetër”, tregoi ai.

I pyetur se si dëshiron të mbahet mend, Messi u përgjigj se dëshiron të kujtohet si një sportist i madh, i cili luftoi gjithmonë për objektivat dhe ëndrrat e tij. /

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy