Lamine Yamal ka vendosur ta përjetojë ndryshe ceremoninë e Topit të Artë 2026.
Sipas “Mundo Deportivo”, talenti i Barcelonës ka rezervuar një avion privat për të udhëtuar të hënën drejt Londrës, ku do të mbahet ceremonia,
Ndryshe nga delegacioni zyrtar i klubit katalanas, Yamal do të udhëtojë i shoqëruar nga familjarët, miqtë dhe përfaqësuesit e agjencisë së tij.
Pas zhgënjimit të vitit të kaluar në Paris, kur çmimi kryesor iu dha Ousmane Dembélés, 19-vjeçari shpreson që këtë herë të largohet nga ceremonia si futbollisti më i mirë në botë.
Barcelona do të ketë delegacion të madh
Ndërkohë, Barcelona do të përfaqësohet nga një delegacion i rëndësishëm, i udhëhequr nga presidenti Joan Laporta.
Klubi katalanas ka shumë kandidatë në kategoritë e ndryshme të çmimeve. Përveç Yamalit, në garë për çmimin Kopa për talentin më të mirë të ri është edhe Pau Cubarsí.
Në kategorinë e futbollit të femrave janë nominuar disa lojtare të Barcelonës, përfshirë Cata Coll, Patri Guijarro, Caroline Graham Hansen, Claudia Pina dhe Ewa Pajor.
Yamal konsiderohet favorit për ta fituar çmimin Kopa për të tretin vit radhazi, ndërsa Joan García dhe Cata Coll janë në garë për çmimet e portierëve më të mirë.
Tashmë mbetet të shihet nëse udhëtimi i veçantë i Yamalit drejt Londrës do të përfundojë me triumfin që ai nuk arriti ta realizonte një vit më parë

