Kulla: Ramës s’ia mori fytyrën Berisha e Meta, por Balluku e Ahmetaj. Kryeministri në ditë të vështira

by Nexhat

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ftuar në emisionin Zonë e Lirë tha se situata në Shqipëri është dramatike.

Kulla u shpreh e korrupsioni dhe krimi i organizuar në vend është kaq i lartë, sa duhet burg special për të gjithë zyrtarët e lartë të korruptuar.

banner

Shtoi se Ramës nuk ia ka marrë fytyrën as Berisha e as Meta, por të tijtë. Kulla nënvizoi se fytyrën Ramës ia ka marrë Ahmetaj, Balluku dhe njerëzit e tij.

Ilir Kulla: Rama tha se këta persona që nxorri me foto janë krimi i organizuar. Në fakt, protestuesit që nxorri me foto ishin e shumta ndoshta mikro krim.

Krimi i organizuar kushedi ku fluturon me kalë. Edi Rama është në ditë të vështira dhe do që të bëjë liderin e fortë. Nderin Ramës nuk ia ka marrë as Meta dhe as Berisha, por njerëzit e vet, me Ahmetajn në krye, që ka bërë deklarata të forta. Erzin po ia merr edhe Balluku, që është në hetim për korrupsion, pastrim parash e akuza të tjera.

Në Shqipëri problem kryesor është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Është moment i vështirë për Shqipërinë, edhe me integrimin nuk ka bërë hapa përpara ky kryeministër, sepse Shqipëria ka 25 vite që merret me faktin që “po ecë drejt BE-së”. Në këtë vend ka aq shumë zyrtarë të korruptuar, sa për t’i nxënë, duhet një burg special

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy