Rasti në Llaushë: Me veturë të vjedhur, aksidenton policinë

by Nexhat

Një veturë e dyshuar si e vjedhur ka goditur një automjet të Policisë së Kosovës gjatë ndjekjes në Llaushë të Skenderajt, të shtunën mbrëma. Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, pasi lëvizjet e rrezikshme të shoferit në rrugë kanë ngritur dyshime te patrulla policore, e cila i ka dhënë urdhër për ndalim.

banner

Megjithatë, shoferi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar ikjen në drejtim të Llaushës, duke bërë që patrulla të vihet në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes, vetura e dyshuar e ka goditur automjetin policor dhe e ka nxjerrë atë jashtë rrugës. Vetura zyrtare më pas është përplasur në një shtyllë elektrike.

Dy policët që ndodheshin brenda automjetit, Elvis Havolli dhe Elvir Hajraj, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor. Pas marrjes së tretmanit, ata janë liruar për në shtëpi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy