Detaje të reja janë zbuluar mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i lënduar rëndë një ditë më parë gjatë protestës, pasi u godit me plumb gome në sy.
Gjendja e të riut për momentin paraqitet e stabilizuar, por ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në një spital më të specializuar në Itali, ku po dërgohet gjatë ditës së sotme.

