Bayerni zbarkon në Londër për Topin e Artë, por dy emra të rëndësishëm mungojnë!

by Nexhat

Bayern Munichu do të përfaqësohet me një delegacion të madh në ceremoninë e Topit të Artë 2026, që mbahet sonte në Londër.

Megjithatë, bavarezët do të jenë pa dy figura të rëndësishme të klubit: drejtorin sportiv Max Eberl dhe trajnerin Vincent Kompany.

banner

Në krye të delegacionit janë drejtori ekzekutiv Jan-Christian Dreesen dhe presidenti Herbert Hainer, ndërsa pjesë e tij janë edhe futbollistët e nominuar Harry Kane, Michael Olise, Luis Díaz, Dayot Upamecano dhe Lennart Karl.

Eberl mungon për shkak të gripit, Kompany ende në spital

Max Eberl nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmjes për shkak të një gripi. Sipas klubit bavarez, drejtori sportiv duhet të qëndrojë në shtrat për t’u rikuperuar.

Ndërkohë, mungesa e Vincent Kompanyt është më shqetësuese.

Trajneri belg, i nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit, vazhdon të qëndrojë në spital në Mynih pas një problemi shëndetësor. Gjendja e tij, megjithatë, raportohet të jetë stabile.

Bayerni shpreson te Harry Kane

Në kampin e Bayernit, vëmendja kryesore është te Harry Kane, i cili shpreson ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026.

Sulmuesi anglez e ka pranuar se ceremonia mund të jetë një natë e veçantë për të, edhe pse po përpiqet të mos mendojë tepër për rezultatin.

“Është e qartë se e hëna mund të jetë një natë shumë e veçantë. Mundohem të mos mendoj shumë për këtë, por sigurisht që është një ngjarje e madhe. Mezi po e pres dhe shpresoj që të jetë diçka speciale për mua”, ka deklaruar Kane.

Ai ka pranuar gjithashtu se do të dëshironte ta dinte rezultatin më herët, në vend që të priste deri në fund të ceremonisë, por theksoi se vendimi nuk varet prej tij. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy