Bashkimi pëson tjetër humbje në “FIBA Europe Cup”, mposhtet nga Elan Chaloni

by Nexhat

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, të mërkurën, nënkampioni i Kosovës u mposht thellë nga Elan Chaloni me rezultatin 94:66.

Ndeshjen e Grupit F, skuadra franceze e dominoi nga fillimi.

banner

Në pjesën e parë krijoi epërsi prej 20 pikësh, derisa më thellë triumfoi në periudhën e tretë, 23:7

Prizrenasit nuk e patën forcën të kthehen në dhjetë minutat e fundit, në të cilën hynë me 36 pikë disavantazh.

Bashkimi i ka zhvilluar tri ndeshje, ndërsa e ka një fitore e dy disfata. Pas një jave, Bashkimi luan në udhëtim te Biotekno Korfez Basket e Turqisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy