Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit drejt Fierit

by Nexhat

Ergys Agasi është transferuar mëngjesin e kësaj të enjteje nga paraburgimi i Bradasheshit drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier. Ai ndodhej në paraburgimin e Bradasheshit që prej 29 gushtit të këtij viti.

Deri më tani, nuk janë bërë publike arsyet konkrete që kanë çuar në vendimin për transferimin e tij.

banner

Agasi është nën hetim për disa vepra penale, mes tyre korrupsioni, pastrimi i parave, shkelja e barazisë në tendera dhe abuzimet e dyshuara me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në dosjen hetimore ndaj tij përfshihen tetë akuza penale, ndërsa çështja lidhet me dyshime për veprimtari të paligjshme në fushën e prokurimeve publike dhe administrimit të fondeve shtetërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy