Mes tymit dhe kaosit të opozitës mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë, 4 deputetë u përjashtuan, prezent ishte edhe Rama

by Nexhat

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë sot është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.

banner

Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.

Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.

Ngjarja ndodhi pas votimit dhe miratimit të projektligjit për Bankën e Shqipërisë, në një seancë të shoqëruar me përplasje dhe protesta nga ana e opozitës.

Pas përfundimit të votimit, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa situata e tensionuar ka vijuar gjatë punimeve parlamentare./TCh/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy