Gazetarja Anita Muçaj-Haradinaj ka kërkuar tërheqjen e deklaratës dhe një kërkim falje nga deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, e cila në një komunikim publik ka thënë se “është përfolur se Ramush Haradinaj ushtron dhunë ndaj gruas së tij Anita Muçaj”, ose nëse s’e bën këtë, ajo do të ndjekë rrugët ligjore.
Deputetja ka folur për rastin sot, duke thënë se nuk ka pasë në qëllim ta ofendojë atë.
“Është nga informatat të cilat kanë qarkulluar nëpër media. Theksi i kritikës sime gjatë diskutimit ka qenë që nuk ka asnjë hapësirë shoqërore e cila është imune ndaj dhunës dhe se ne duhet të reagojmë në secilën rrethanë dhe për secilin rast. Në asnjë moment unë nuk kam pasur qëllim ta ofendoj apo ta cenoj në çfarëdo mënyre zonjën Muçaj-Haradinaj dhe nuk do të doja që fjalët e mia të kuptoheshin si një qëndrim kundër saj, sepse asnjëherë s’ka qenë qëllimi”, tha Fejza
Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore

