Caktohet seancë e Kuvendit për të enjten

by Nexhat

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

banner

“U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, tha Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy