Presidentja Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

by Nexhat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në takim morën pjesë akademiku Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH.

banner

“Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta. Presidentja Shiroka Pula theksoi se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe avancimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e publikuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy