Montero mahnitet nga Zhegrova: Është lojtar i tipit brazilian

by Nexhat

Ish-mbrojtësi dhe trajneri i Juventusit, Paolo Montero, ka shprehur vlerësime të larta për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës si një futbollist me stil brazilian dhe shumë të vështirë për t`u ndalur në duelet një kundër një.

Në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, Montero ka folur për situatën aktuale te Juventusi, trajnerin Luciano Spalletti dhe disa prej futbollistëve të skuadrës bardhezi.

banner

Duke komentuar paraqitjet e Zhegrovës, uruguaiani ka theksuar se i pëlqen shumë mënyra se si luan kosovari, ndërsa ka kërkuar që atij t’i jepet më shumë hapësirë në fushë.

“Më pëlqen Zhegrova. Është një lojtar i tipit brazilian. Tani, sa herë që aktivizohet, duhet të luajë më shumë minuta. E kam parë edhe në Francë. Duhet durim”, ka deklaruar Montero.

Ai ka kujtuar gjithashtu se edhe Zinedine Zidane kishte pasur nevojë për kohë për t’u përshtatur me Juventusin, duke përmendur se klubi në atë periudhë kishte menduar edhe largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Kur Zidane erdhi në Torino, Juventusi dëshironte ta largonte që në janar. Pastaj e pamë se çfarë lojtari u bë. Nuk është e lehtë të përshtatesh me ndryshimet, sepse fanella e Juventusit ka peshë. Ne duam gjithçka menjëherë dhe Juventusi duhet të fitojë çdo ditë”, ka shtuar ai.

Montero është pyetur edhe se si do të vepronte nëse do të përballej me Zhegrovën në një duel mbrojtës, duke pranuar se ndalja e tij do të ishte mjaft e vështirë.

“Do të ishte e vështirë. Kur ai niset me topin drejt teje, bëhet shumë e komplikuar. Gjithmonë duhet ta shikosh topin, jo lojtarin. Nëse vepron kështu, ndonjëherë mund ta fitosh topin, përndryshe ai të kalon”, është shprehur ish-mbrojtësi.

Në intervistë, Montero ka folur edhe për trajnerin Spalletti, duke thënë se futbollistët po e ndjekin atë, por ka theksuar rëndësinë që skuadra të besojë plotësisht në projektin e tij dhe të japë maksimumin në çdo ndeshje.

Ai ka komentuar edhe talentin e Kenan Yildizit, duke vlerësuar jo vetëm cilësitë e tij teknike, por edhe mentalitetin dhe aftësinë për të përballuar presionin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy