Waldo Cortes-Acosta kundër Johnny Walker, marrin vëmendjen kryesore këtë të diel në UFC Fight Night

by Nexhat

UFC është detyruar të ndryshojë duelin kryesor të eventit të 7 nëntorit në ‘Apex’ të Las Vegas, pasi Sean Brady është tërhequr për shkak të një lëndimi, duke anuluar përballjen kryesore e planifikuar ndaj Gabriel Bonfim në kategorinë e peshave deri 77kg (Welterweight).

Në vend të kësaj përballjeje, organizata ka vendosur që mbrëmja të kryesohet nga një duel në kategorinë e peshave të rënda, ku Waldo Cortes-Acosta do të përballet me Johnny Walker.

banner

Cortes-Acosta renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Walker rankohet i 12-ti në divizionin deri 120kg.

Për Waldo Cortes-Acosta, kjo do të jetë lufta e tretë këtë vit, ndërsa e para si protagonist i një eventi kryesor në UFC. Në anën tjetër, braziliani Johnny Walker synon të vazhdojë serinë pozitive në peshat e rënda, pas fitores me nokaut në raundin e parë kundër Mick Parkin, në luftën e tij të fundit që u zhvillua vetëm një muaj më parë, më 3 tetor në UFC332.

Lëndimi dhe tërheqja e Sean Brady, është një goditje për programin fillestar të eventit, pasi përballja me Gabriel Bonfim konsiderohej një mundësi e rëndësishme për të dy luftëtarët në garën për t’iu afruar majës së divizionit Welterweight.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy