Arsenali ka identifikuar yllin e Atletico Madridit, Álex Baena, si një prej objektivave kryesorë për ta përforcuar krahun e majtë të sulmit.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi londinez është i interesuar për shërbimet e 25-vjeçarit spanjoll, por në garë për të është edhe Bayern Munichu.
Atletico Madridi mund të kërkojë rreth 80 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit, i cili konsiderohet një lojtar i rëndësishëm në planet e Diego Simeones.
Ndërkohë, Arsenali po shqyrton mundësinë e shitjes së mesfushorit Martín Zubimendi, në mënyrë që të krijojë hapësirën financiare për transferimin e Baenas.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Mikel Artetës do të vendosë të bëjë një investim të tillë për spanjollin, i cili ka tërhequr vëmendjen edhe të gjigantit gjerman.

