Platforma opozitare bjelloruse Neksta (NEXTA) ka publikuar një video të shkurtër, në të cilën presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, komenton zgjedhjet parlamentare në Serbi, në të cilat Aleksandar Vuçiq humbi pushtetin.
Bëhet fjalë për një deklaratë të rastësishme të Lukashenkos, të dhënë në margjinat e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare për Sigurinë Euroaziatike, e mbajtur në fillim të nëntorit në Minsk, por konteksti i deklaratës nuk është bërë i ditur.
“U thashë atyre (serbëve), ua kam thënë disa herë: bëjeni këtë, bëjeni atë. Por ata bënë gjithçka të kundërtën dhe ja se çfarë ndodhi”, ka deklaruar Lukashenko duke qeshur, pas përshëndetjes me një grua.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

