Kryesia e Kuvendit, do e mbajë mbledhjen e radhës të hënën duke filluar ora 11:00.
Në rend të ditës ndër tjerash është edhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.
Në këtë propozim, parashihet të jetë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; dhe, mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë
Komunikata e plotë:
RENDI I DITËS
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
5. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

