“Alarm për Qeverinë”, Sadiku: Deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të PBB-së

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se më vitin 2025, deficiti tregtar i mallrave në Kosovë arriti në 50,6% të bruto produktit vendor (PBB).

Sipas tij, ky deficit është më i larti në Ballkanin Perëndimor dhe më i lartë se në çdo shtet të BE-së.

banner

“Për krahasim: Shqipëria 22%, Maqedonia e Veriut 19,8%, Bosnja 19,7% dhe Serbia 7,3%. Prapa këtyre shifrave është varësia jonë nga importi dhe mungesa e prodhimit vendor.”, ka shkruar Sadiku.

Ai ka thënë se një situatë e tillë duhet të jetë alarm për Qeverinë e Kosovës.

“Kosovës i duhen politika që mbështesin prodhuesit, investimet dhe eksportin.”, ka thënë Sadiku. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy