Në cilin vend renditet Kosova në ranglistën e UEFA-s për “fair play”?

by Nexhat

Islanda, e ndjekur nga tri shtete skandinave, kryeson renditjen e UEFA-s për “fair-playin” për sezonin 2025/26, ndërsa Uellsi është renditur i pari në klasifikimin për sjelljen e tifozëve. Të dy federatat janë shpërblyer me nga 50 mijë euro për sjelljen e mirë.

Renditja është përpiluar në bazë të rezultateve të “fair-playit” në të gjitha ndeshjet e garave të UEFA-s, si në nivel klubesh ashtu edhe të kombëtareve, të zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.

banner

Në klasifikimin e përgjithshëm të fair-playit, Anglia është renditur në vendin e pestë, ndonëse ekipet e saj kombëtare dhe klubet angleze zhvilluan numrin e dytë më të madh të ndeshjeve, gjithsej 256.

Kosova u rendit si e 37-ta nga 55 federata, në këtë ranglist të UEFA-s për “fair-play”, teksa në sjelljet e tifozëve, Kosova u renditë e 17-a.

Shqipëria kryeson listën e përfaqësueseve me përmirësimin më të madh në pikët e përgjithshme të fair-playit nga një sezon në tjetrin.

Kuqezinjtë kanë kaluar nga 7.503 pikë në sezonin 2024/25 në 7.789 pikë në sezonin 2025/26, duke regjistruar një rritje prej 0.286 pikësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy